Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Gusht 2023, 15:03

Çifti i njohur i jep fund martesës 11-vjeçare, shkak tradhtia

Natalie Portman dhe Benjamin Millepied i kanë dhënë fund martesës 11-vjeçare. Divorci vjen pas lajmeve se koreografi e tradhtoi aktoren me aktivisten Camille Étienne.

Pak kohë më parë, u tha se çifti ishin ndarë që vitin e kaluar, por sërish ia dolën që ta rregullonin marrëdhënien. Megjithatë në paraqitjet e fundit, Natalie është shfaqur pa unazën e saj të martesës, ç'ka konfirmon zërat për ndarje.

Benjamin i propozoi aktores në vitin 2010 dhe u martuan në vitin 2012. Dyshja kanë dy fëmijë, djalin Aleph, 12 vjeç dhe vajzën Amalia, 6 vjeç.