Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Gusht 2023, 18:06

Ksamil, 19-vjeçari bie nga kati i dytë i resortit

Një 19-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti në Ksamil. Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, por paraprakisht dyshohet se i riu ka rënë aksidentalisht.

Ai është plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, ku sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se i riu nga qyteti i Lushnjes, rreth orës 03:00 ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë i resortit. Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se fillimisht ai është transportuar në spitalin e Sarandës, e më pas është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Mjekët kanë bërë me dije se si pasojë e rënies, ai ka pësuar frakturë vertebrale.

Burimi: balkanweb