
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Fushë Arrëz, në fshatin Iballë. Në një rezervuar, është mbytur aksidentalisht një fëmijë.
Shtetasi O.K 10, vjeç dyshohet se ka rrëshkitur në rezervuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 21:25, në sallën operative të stacionit të Policisë Fushë Arrëz, ka mbërritur një telefonatë se një i mitur i moshës 6 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuarin e Iballës, Fushë Arrëz. I mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.