Nga Shqipëria / E Enjte 10 Gusht 2023, 12:12

Fotoja e Alesia Bamit fut në telashe pushuesin: Gruaja ja ka nxjerrë valixhen te dera

Alesia Bami po shijon pushimet në ishullin luksoz të Greqisë, Mykonos, nga ku ka postuar një seri fotosh ku shfaq linjat trupore. Por një foto që ka rënë shumë në sy dhe është komentuar edhe nga ndjekësit është kjo ku shihet një pushues që e sheh Alesian gjithë endje.

Olti Currit nuk i ka shpëtuar ky detaj dhe foton e ka postuar në InstaStory me një koment epik nga ana e tij.

"Ishalla e ka zënë gjumi tek shkallët e hotelit këtë të shkretin, se gruaja ja ka nxjerrë valixhen te dera, nuk e diskutoj", ka shkruajtur Olti duke shkaktuar të qeshura.