
Të paktën 23 persona janë lënduar në jug të Turqisë, si pasojë e një tërmeti 5.2 i shkallës Rihter.
Qendra për vëzhgim të tërmeteve në Turqi, Kandili, ka raportuar se tërmeti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në provincën Malatja, provincë e cila është prekur edhe nga tërmetet e 6 shkurtit.