Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Gusht 2023, 19:07

Harrojeni Barbin, një film tjetër po bën namin, në Indi pronarët japin 1 ditë pushimi për punonjësit për ta parë

Filmi "Barbie" as nuk llogaritet në Indi, ku po bën namin një tjetër film. Filmi më i ri thriller "Jailer", ka pushtuar rajonin që kur u shfaq në kinema të enjten dhe tashmë pritet të thyejë rekorde.

Ditën e publikimit, rrugët u mbushën me njerëz që kërcenin në rrugë dhe ndiznin fishekzjarre nga gëzimi.

Ky film ka pasur impakt tek çdo njeri në Indi, aq shumë sa disa kompani i dhanë stafit të tyre një ditë pushimi për ta parë.