
Zbardhet dëshmia e autorit të zjarrvënies së Ferrarit, makinës luksoze të Noizy-t. Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht rreth orës 05:10. Makina luksoze ishte parkuar pranë lokalit të Noizit në lagjen numër 1, e njohur si zona e Currilave. Në njoftimin e policisë së asaj dite u mësua se ishin arrestuar dy të rinj, Seit Konti dhe një i mitur 17-vjeçar. Njëri prej autorëve madje duket që largohet me vrap hipur në një biçikletë.
Denoncimi u bë nga një tjetër person ndaj policia në njoftimin fillestar vendosi emrin e tij si autor. Nga hetimi doli më pas se pronar ishtë babai i Noizyt dhe makina në fakt ishte e vetë Noizyt.
Siar Konti ka thënë se Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano) e pagoi 6 mijë euro
"Mora një shokun tim për të më ndihmuar. Flakën ja vura me benzinë në pjesën e përparme"
Ndërkohë policia nuk e ka gjetur këngëtarin Clevio sepse ai ndodhet jashtë shtetit.
Burimi: Shqiptarja.com