Nga Shqipëria / E Martë 15 Gusht 2023, 12:12

Kryeministrja e Italisë vjen me pushime në Vlorë

Vendin tonë e ka zgjedhur për të kaluar pushimet edhe kryeministrja e Italisë. Giorgia Meloni mbërriti në Vlorë pasditen e së hënës me tragetin e linjës të nisur nga Brindisi së bashku me familjen e saj, për të pushuar disa ditë në bregdetin shqiptar.

Ajo është pritur në portin e Vlorës nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili më herët e kishte ftuar atë për të vizituar Shqipërinë këtë verë. Meloni ishte shprehur se do të bënte të pamundurën dhe e mbajti premtimin.

Masat e sigurisë në portin e Vlorës ishin mjaft të larta duke mbajtur larg kamerat dhe gazetarët. 

Meloni është vendosur në vilën qeveritare në Vlorë, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën.