Nga Shqipëria / E Martë 15 Gusht 2023, 15:03

Aktori i madh Bruce Willis në gjendje të rëndë shëndetësore, gruaja e tij dorëzohet: S'jam mirë

Bruce Willis prej më shumë se një viti vuan nga demenca frontotemporale, një sëmundje e cila shkakton probleme shëndetësore dhe vështirësi në të folur.

Gjendja shëndetësore e aktorit mesa duket po vazhdon të përkeqësohet dhe këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij. Emma Heming Willis përmes një postimi në Instagram tregoi se gjendja shëndetësore e aktorit nuk është mirë dhe rrëfeu edhe vështirësitë me të cilat ajo po përballet çdo ditë teksa kujdeset për bashkëshortin.

“E di që duket sikur jam duke jetuar jetën time më të mirë. Më duhet të bëj një përpjekje të vetëdijshme çdo ditë për të jetuar jetën më të mirë që mundem. Unë e bëj këtë për veten time, e bëj këtë për dy fëmijët tanë dhe Bruce. Ata nuk do të donin që unë të jetoja ndryshe. Kështu që unë nuk dua që të keqkuptohet se jam mirë. Jo. Unë nuk jam mirë", ka shkruar Emma.