
Vitet e fundit operacionet plastike janë kthyer në një trend që të jepin mundësin që të përmirësosh pamjen tënde të jashtme brenda disa orësh. Por kohës kur njerëzit i drejtoheshin klinikave për tu dukur si aktorët e njohur të Hollywood-it i ka ardhur fundi dhe kjo pasi njerëzit në ditët e sotme duan të duken çdo herë e më shumë si vetja e tyre më e mirë, pra siç dalin në fotot me filtrat e Snapchatit dhe të instagramit.
Një nga kirurgët më të njohur në SHBA, Dokor Esho ka treguar se pacientët e tij i shkojnë në klinik dhe tregojnë një foto me filtra dhe thonë kështu dua të dukem!
“Është e vështirë në fakt, sepse filtrat që ata përdorin janë të përsosur për aq kohë sa rregullohen nga aplikacionet “çudibërëse” por nuk mundemi që të krijojmë 100% e saj dhe shpesh pacientët zhgënjehen. Sa më shumë avancon teknologjia, për çudi, më e vështirë bëhet për neve që të prekim gjithë pritshmëritë që ata kanë. Dikush duhet t’ja thotë njerzve se filtrate në Instagram janë shumë më të lehta se sa filtrat në realitet, sepse e kanë të vështirë ta kuptojnë” – ka treguar ai disi i revoltuar me situatën.