Nga Bota / E Premte 9 Shkurt 2018, 13:01

42-vjeçarin vret veten pasi shpallet fitues i lotarisë gjigande, arsyeja do t'ju habisë

Një ngjarje e rënd ka ndodhur së fundmi ku  fituesi i një lotarie vrau veten pak pasi ishte shpallur fatlumi që fitoi shumën marramendëse duke u kthyer brenda natës në një pasanik, dhe kjo pasi ai humbi biletat fituese.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Jirawut Pongphan i cili nga entuziazmi i tepërt pasi ishte shpallur fitues, mblodhi gjithë miqtë dhe familjarët për të festuar triumfin e tij.

Por mesa duket gëzimi i tij zgjati shumë pak pasi kur u zgjua ditën tjetër dhe vendosi që të shkonte të tërhiqte çmimin, ai vuri re se biletat fituese mungonin.

Jirawut Pongphan ishte e origjinë nga province Chonbur i Tailandës dhe fitoi çmimin e 1 milion paundësh që në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa në 31 janar ai do shkonte të tërhiqte çmimin e madh por një gjë e tillë nuk u bë e mundur.

Pas zhgënjimit të tepërt ai nuk u bë dot fituesi i shumës së madhe dhe qëlloi veten në kokë duke gjetur vdekjen në vend, duke lënë edhe shënimin: “Më vjen keq, ju lutem mos bezdisni familjen time, unë pata fituar çmimin e lotarisë.”

Ndërkohë që ende nuk dihet gjë se çfarë ndodhi realisht me biletat, nëse ato humbën apo i vodhi dikush dhe më pas tërhoqi shumën. Siç është bërë e ditur policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe po heton çështjen e vjedhjes së biletave.