Nga Bota / E Premte 9 Shkurt 2018, 14:02

Tyga plas 'bombën'! Reperi kërkon test ADN-je, pretendon se është babai i vajzës së Kylie-t

Këtë javë një nga temat më të diskutuara  ka qenë dhe lajmi që Kylie Jenner dha se gjithë këto muaj ka qenë shtatzëne dhe në datën 1 shkurt erdhi në jetë fëmija i saj i parë, që ajo e quajti Stormi. Mirë po aty ku gjërat kishin filluar të qetësoheshin ish i dashuri i 20-vjeçares  reperi i njohur Tyga ka plasur bombën e radhës.

Siç kanë bërë të ditur mediat e huaja ai pretendon se është babai i vërtet i vajzës dhe jo Travis Scott, madje ai kërkon edhe një test AND-je që të vërtetojë pretendimet e ti.

Ndërkohë Tyga shprehet që edhe pse ata janë ndarë në prill të 2017, kanë pasur marrëdhënie intime deri para 9 muajve, gjë që e ka bërë atë të dyshojë mbi atësinë e foshnjës.

Aludimet se ai është babai i vërtet i fëmijës i ka bërë edhe përpara se të zbulohesh se Kylie ishte shtatzënë. Madje ai së fundmi është shprehur se nëse ADN-ja del pozitive ai do të marrë të gjitha përgjegjësitë për të qenë një baba i mire.