Nga Bota / E Premte 9 Shkurt 2018, 19:07

E çuditshme por e vërtetë! Vendi ku Shën Valentini ndalohet kategorikisht të festohet

Shën Valentini është padiskutim një nga fetat që në shumicën e vendeve të botës mezi pritet që të festohet. Shumë shtete madje kanë filluar që të bëjnë edhe përgatitjet e para për festën e të dashuruarve, mirëpo ekziston një vend në botë që këtë festë e ka të ndaluar kategorikisht.

Bëhet fjalë për Pakistanin që një vit më parë gjykata lokale ka dhënë urdhër të prerë që kjo festë të mos festohet në asnjë vend publik.

Siç është bërë e ditur duke qenë se ky vend është mysliman një festë e tillë quhet tabu. Një ditë të tillë e konsiderojnë një formë të imperializmit të Perëndimit, në kundërshtim me ndjenjën kombëtare.

Rregullatori i mediave në Pakistan, ka paralajmëruar kanalet televizive dhe stacionet e radios të përmbahen nga promovimi i festës së Shën Valentinit. Me anë të një mesazhi në Twitter, Autoriteti Pakistanez për Rregullimin e Mediave Elektronike, ka thënë se ndalimi i vitit të kaluar është ende në fuqi dhe u ka bërë thirrje vendeve të “braktisin promovimet” e festës.