Nga Bota / E Premte 16 Shkurt 2018, 16:04

A ju kujtohet ‘Xhemre’ e ‘Kuzey dhe Guney’? Aktorja fejohet me këngëtarin e njohur turk

Okyu Karayel është një nga aktoret më të njohura turke e cila është bërë e njohur për publikun shqiptar për rolet e saj në serialet ‘Rrahje Zemre’, ku luan rolin e Ejlyn dhe ‘Kuzey Guney’ ku luante rolin e Xhemres.

Sipas mediave turke ajo së fundmi i ka dhënë fund beqarisë, pasi ka shpallur fejesën me këngëtarin e njohur turk Can Bonomo. Ata kanë zgjedhur ditën e Shën Valentinit për të deklaruar se tani janë një hap më afër martesës.

Ata kanë shumë vite që janë në një lidhje dhe siç bëjnë me dije mediat e huaja aktorja e ka marrë propozimin për martesë gjatë pushimeve që kanë bërë në Venecia të Italisë.

Madje çifti ka publikuar dhe një foto ku shihen duart e tyre të kapura së bashku dhe që dallohen unazat në gishtin e tyre. Sipas informacioneve mendohet se dasmën e tyre do e mbajnë në qershor të këtij viti.