
Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Itali ku një burrë 30-vjeçar ka zbuluar një të vërtetë tronditëse në lidhje me atësinë e fëmijës së tij vetëm nëpërmjet një komenti në Facebook.
Ai në një foto në Facebook ku shihet së bashku me djalin e tij ka marrë një koment nga një person i panjohur, i cili i kishte shkruar se: “Shiko se djali yt nuk të ngjanë”. Kur ka lexuar komentin ai ka pasur dyshime dhe menjëherë pas kësaj ka shkuar të kryej analizat e AND-së, ku dhe ka zbuluar diçka që i ka ndryshuar jetën.
Nëpërmjet kësaj analize që u krye edhe pse nëna e fëmijës nuk donte, u vërtetua se ai nuk ishte babai i tij.
I riu nga Pasato identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka hapur proces gjyqësor për të mos pranuar atësinë e fëmijës menjëherë pasi bashkëshortja e tij pranoi se kishte marrëdhënie me dikë tjetër.
Ndërkohë babai i fëmijës rezultoi së ishte personi që la komentin në foto./Burimi:Joq.al