
Me shumë siguri të gjithë ata që kanë qenë të apasinuar ose fansa të mitologjisë greke e kanë lexuar mitin e lashë që kishe të bënte me të ashtuquajturat ‘Porta e Ferrit’ ku të gjithë njerëzit që kalonin në atë vend vdisnin në vend. Por sipas studimeve të fundit në këtë vend ku të gjithë dyshonin se kishte diçka të mistershme në fakt ka një gaz vdekjeprurës i cili shkakton vdekjen e menjëhershme.
Siç kanë treguar edhe mediat e huaja ky vend gjendet në Turqi dhe njihet si ‘Porta e Hades’ që ka marrë emrin nga perëndia e lashtë greke Hade që siç thuhej mbretëronte jetën e të vdekurve . Kjo gropë misterioze e cila gjendet poshtë tempullit të Hierapolis sipas miteve shkaktonte vdekje tek të gjithë ata që guxonin të kalonin aty dhe kjo pasi ata mendonin se ishte e mbushur me frymën vdekjeprurëse të zotit grek të vdekjes që sundonte nëntokën.
Por të gjitha këto ngelen në kuadrin e tregimeve pasi së fundmi është zbuluar misteri që lidhet me këtë vend nga disa shkencëtar gjerman që drejtohen nga Profesor Hardy Pfanz, nga Universiteti i Duisburg-Essen të cilët zbuluan se ishte mbushur dikur me gaz të përqendruar vdekjeprurës dhe mund të jetë akoma fatal, dhe rrëfeu se rrënojat antike ende lëshojnë nivele shumë të koncentruara të dioksidit të karbonit.
Ky vend në ditët e sotme njihet me emrin Denizli dhe siç janë shprehur shkencëtarët përbën akoma rrezik për kalimtarët./Burimi:Joq.al