
Padiskutim këngëtarja e njohur Rihanna dhe Chris Brown kanë qenë dikur një nga çiftet më të preferuara nga publiku. Ata dikur ishin të pandarë por i dhanë fund marrëdhënies së tyre dhe gjithçka përfundoi kur reperi i njohur ushtroi dhunë fizike ndaj saj.
Më pas gjithçka u kthye në një dramë duke qenë se Rihanna e hodhi në gjyq Chris Brown dhe ai nuk lejohesh ti afrohesh më asaj. Mirëpo mesa duket çdo gjë ka mbetur në të shkuarën pasi duket se ish çifti i njohur i ka rregulluar marrëdhëniet dhe ruan një miqësi së bashku.
Këtë gjë e ka treguar së fundmi dhe gjesti që reperi ka bërë për 30 vjetorin e ditëlindjes së këngëtares. Ai ka shpërndarë një foto ku Rihanna është shumë e vogël dhe në përshkrim të saj ka shkruar ‘Gëzuar Ditëlindjen’, një urim i thjesht por tepër special. Me shumë siguri asaj do i ketë pëlqyer shumë ky gjest që ish i dashuri i saj ka bërë.
Ndërkohë ndjekësit dhe fansat e tyre nuk u kanë besuar syve kur kanë parë këtë urim dhe shumë prej tyre janë lutur dhe kanë aluduar për një rikthim të mundshëm mes tyre.