Nga Bota / E Martë 20 Shkurt 2018, 15:03

7 muaj pasi u vra nga ish e dashura, vjen në jetë djali i aktorit të ndjerë

Ditën e djeshme ka ardhur në jetë fëmija i aktorit të njohur turk Vatan Å?aÅ?maz i cili përpara shtatë muajsh u ekzekutua në një dhomë hoteli nga ish e dashura e tij.

Siç është mësuar ardhjen e djalit të tij aktori i ndjerë e priste me padurim mirëpo ai kurrë nuk arriti ta mbante atë në dorë. Bashkëshortja e tij e ka quajtur foshnjën Asil Vatan Å?aÅ?maz për nder të të atit i cili u nda në mënyrë tragjike nga jeta në vitin 2017.

Eshtë bërë e ditur ai ndërroi jetë në moshën 43 vjeçare  pasi u qëllua me armë zjarri nga ish e dashura e tij një modele të njohur të quajtur Filiz Aker pasi ajo mori vesh se ai do të bëhej baba. Ajo pasi vrau aktorin dhe prezantuesin e njohur në një dhomë hoteli më pas ekzekutoi edhe veten.

Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik jo vetëm ën turqi por edhe në mbarë botën ku aktori ishte i njohur.