Nga Bota / E Premte 23 Shkurt 2018, 14:02

Njihuni me macen Tombi 'nxënësen' më të veçantë në botë

Një mësuese nga Izmiri i Turqisë së fundmi ka marrë një vendim për sa i përket procesit mësimor. Ajo quhet Ozlem Pinar Ivasci dhe ka vendosur që në orën mësimore të përfshi edhe një mace si një nxënëse të klasës që në këtë mënyrë të rrisë interesin  e fëmijëve për shkollën.

Sipas mediave turke, macja në fillim qëndronte në oborrin e shkollës ku fëmijët herë pas here e ushqenin, pasi ajo u përshtat me ta filloi të shkojë dhe në klasë dhe në këtë mënyrë u bë një nxënëse e rregullt. Atë e quajtën Tombi dhe tashmë ajo vjen çdo mëngjes në mësim. Siç është shprehur mësuesja kur ajo fle, fëmijët nuk bëjnë zhurmë dhe dëgjojnë me shumë vëmendje mësimin.

Madje shumica prej tyre vinë herët në shkollë për të kaluar pak kohë me të. Në këtë mënyrë ajo vendosi që të marr leje nga administrate e shkollës që ta lejonin Tombin të rrinte në klasë me fëmijët.

“Nxënësit janë bërë më të kujdesshëm që kur Tombi u kthye. Më parë ata vraponin nëpër klasë dhe bënin rrëmujë, por që kur erdhi macja, fëmijët përpiqen që të mos e zgjojnë duke mos vrapuar dhe duke mos e ngritur zërin për ta shqetësuar”, shpjegon Ivasci.

Siç është shprehur dhe ajo edhe pse maces i janë bërë të gjitha vaksinat e nevojshme, njëri nga prindërit nuk pranoi që ajo të qëndronte me fëmijët pasi nuk ishte e pastër. Por autoritetet vendosën që macja të kthehesh në klasë dhe tani është zyrtarisht një nxënëse.

“Jemi shumë të lumtur për kthimin e saj dhe më nuk jemi të pikëlluar. Kur fle, nuk duam ta zgjojmë”, shtoi një nga nxënëset e shkollës.