
Mesa duket ky vit është viti ku të gjitha modelet kanë ndërmend që lajmet e dasmës së tyre ti bëjnë publike vetëm në isntagram. Pasi modelja me origjinë shqiptare Angela Martini lajmëroi nëpërmjet instagramit se i kishte dhënë fund beqarisë nëpërmjet një dasme private në Las Vegas, një tjetër modele shumë e njohur ka bërë të njëjtën gjë.
Bëhet fjalë për modelen e huaj Emily Rajtakowski, e cila mbrëmjen e djeshme ka lajmëruar se është martuar me të dashurinë e saj që kishin të lidhur vetëm një javë.
Këtë gjë ajo e ka bërë nëpërmjet disa postimeve të njëpasnjëshme ku shfaqësh pranë bashkëshorti të saj Sebastian Bear Mc Clard, me të cilin asnjëherë nuk kishte dal publikisht se ishte në një lidhje.
Megjithatë çifti zgjodhi mënyrën më të veçantë për ta bërë publike lidhjen e tyre. Ata i dhanë fund beqarisë në në City Hall në New York ditën e premte.