Nga Bota / E Hënë 26 Shkurt 2018, 18:06

Ndaloni gjithçka: Selena Gomez dhe Justin Bieber do të bëhen prindër

Historia mes Selena Gomez dhe Justin Bieber mesa duket shumë shpejt do të bëhet edhe më e bukur. Pas disa vitesh ndarje dy të dashuruarit u rikthyen së bashku dhe ky ishte një lajm që lumturoi shumë fansa të tyre. Por së fundmi është bërë i ditur një informacion që me siguri do i gëzojë edhe më shumë ata.

Sipas portalit të njohur ‘NW’ Selena Gomez është shtatzënë dhe po pret një fëmijë nga këngëtari i njohur. Burime shumë të afërta të çiftit kanë bërë me dije se kur Justin ka marr vesh lajmin është gëzuar pa masë.

“Selena është shtatzënë dhe ia tregoi këtë Justini-t gjatë udhëtimit. Ai nuk e priste por ishte shumë entuziast. Është një ëndërr e bërë realitet.”

Edhe pse ata ende se kanë pranuar ajo që i shtoi më shumë dyshimet ishte fakti që kur Selena u pyet nga gazetarët sesi qëndron e vërteta ajo mohoi të jap një përgjigje.