Nga Bota / E Martë 27 Shkurt 2018, 15:03

Kanadaja gati të pranojë 1 milion emigrant të rinj, mësoni detajet

Së fundmi është bërë e ditur se qeveria e kryeministrit kanadez Justin Trudo ka ndërmarr një iniciativë që do të parashtrohet ditën e sotme, që ka të bëjë me projektet për buxhetin federal për periudhën 2018-2019.

Siç është bërë e ditur që të realizohet plani tre vjeçar i emigrantëve do të nevojitet një buxhet prej 440 milionë dollarë kanadeze (347 milionë dollarë amerikanë).

Sipas mediave të huaja ministri kanadez për Emigrantë, Refugjatë dhe Shtetësi Ahmed Husein deklaroi se Ministria e tij ka përgatitur plan për emigrantë. Në dokument theksohet se kuota në vitin 2017 për 300.000 emigrantë do të rritet në vitin 2018 për 310.000, në vitin 2019 për 330.000, ndërsa në vitin 2020 në 340.000 persona.

Sipas tij, ekonomia kanadeze ka nevojë për gati një milion emigrantë, sepse deri në vitin 2035 pesë milionë kanadezë do të pensionohen.

Madje në bazë të informacioneve këshilli konsultativ ka bërë të ditur se ka këshilluar krymeninistrin Trudo që ta rrisë numrin e emigrantëve në 350.000 në vitin 2018 dhe nga viti 2020 të fillojë të pranojë nga 450.000 njerëz.

Kryesisht emigrantët që shkojnë në Kanada janë refugjatët nga Lindja e Afërt, Azia, Afrika dhe Evropa Lindore, duke përfshirë edhe Rusinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë. Ndërsa mësohet se në periudhën e viteve 2011-2015, kuota e emigracionit në Kanada ishte 260.000 emigrantë