
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa së fundmi ka marrë disa kërcënime me vdekje në adresën e saj nga fansat e këngëtares Taylor Swift dhe kjo pasi këngëtarja në një intervistë kishte thënë se pëlqente më shumë Kanya West sesa Taylor Swift.
Siç ka treguar dhe ajo në një intevistë i ishte kërkuar që të zgjidhte mes dy këngëtarëve që dikur kanë pasur një konflikt dhe ajo kishte zgjedhur reperin, mirëpo nuk ka asgjë kundra Taylor Swift por thjesht për çështje shijesh.
“Unë kam folur për muzikën e tyre, jo për ata si njerëz. Taylor Swift është e mahnitshme por unë jam fanse e Hip Hop-it dhe për këtë arsye zgjodha Kanya West. Fansat e këngëtares më dërgonin mesazhe të ndryshme duke nënkuptuar: “Ju do të vdisni”.” – ka shpjeguar këngëtarja.