
Na ndajnë vetëm pak muaj nga dasma e shumë pritur mbretërore midis Princ Harryt dhe të fejuarës së tij Meghan Markle që do të mbahet në muajin Maj. Por mesa duket këtë dasmë ka filluar ta tronditin lajme të ndryshme që dalin herë pas here në media, që lidhen me jetën e aktores së njohur Meghan.
Së fundmi ka plasur një skandal në familjen mbretërore pasi janë zbuluar disa të fshehta nga jeta e aktores. Siç është bërë e ditur dhe nga mediat e huaja Meghan ka qenë autorja e një blogu të quajtur ‘The Working actress’ u shkruante për karrierën dhe jetën e saj në Hollywood.
Në këtë blog Meghan shkruante për stilin e varfër të jetesës, si dehej me verë të lirë, skenat intime të filmave ku merrte pjesë si dhe për marrëdhëniet seksuale. Në këtë blog ajo e prezantonte veten si “vajza me gjoksin magjik” e veç kësaj në shkrimet e saj përdorte mjaft fjalë banale.
Megjithatë sapo këto lajme dolën në media blogu është fshirë automatikisht dhe familja mbretërore nuk ka dhënë asnjë prononcim mbi këtë ngjarje.