Nga Bota / E Mërkurë 28 Shkurt 2018, 16:04

Reklamon jetën e luksit, por këngëtarja e famshme jeton me qera

Edhe pse është një ndër këngëtaret më të njohura në botë dhe pasuria e saj është e madhe, por këngëtarja Mariah Carey nuk ka një shtëpi të vetën dhe prej kohësh jeton me qera në një vilë më të vogël se shtëpitë e saj të mëparshme.

Siç dihet ajo për shumë kohë ka pas jetuar në një vilë luksoze në  Coldwater Canyon ku dhe paguante 100  mijë dollar, por prej disa muajsh si për të ulur shpenzimet këngëtarja është zhvendosur në një vilë më të lirë ku paguan një shumë prej 35 mijë dollar në muaj.

Në këtë vilë më parë ka jetuar Nicky Minaj dhe përbëhet nga 8 dhoma dhe një pishinë e madhe. Kjo shtëpi gjendet në Beverly Hills dhe është ndër më të lirat që Mariah ka jetuar ndonjëherë.