Nga Bota / E Enjte 1 Mars 2018, 14:02

Skandali: Pleqtë grek joshin djemtë e rinj emigrant për 10 euro nata

Një investigim i kryer së fundmi nga një televizion rusë ka zbuluar një skandal që po ndodh prej kohësh në Greqi, ku pjesë të tij janë shfrytëzimi seksual i refugjatëve sirian që kanë shkuar në Greqi.

Së fundmi televizioni ‘Russia Today’ ka publikuar një dokumentar që ka zbuluar jetën e vështir të këtyre refugjatëve dhe se çfarë detyrohen ata të bëjnë për 10 euro.

'Drogë, seks dhe refugjatë', shkruhet në titullin e investigimit i cili është kryer në disa nga sheshet e kryeqytetit grek Athina, ku rrugët janë të mbushura me refugjatë të pashpresë e pa bukë dhe me pleq të cilët për të shfryrë epshin e tyre seksual mashkull me mashkull u ofrojnë 10 euro refugjatëve të cilët nga halli detyrohen të pranojnë.

"Unë jam 17 vjeç dhe kam ardhur këtu prej Turqisë gjatë muaj më parë. Mjafton të qëndrosh i ulur vetëm diku në një cep dhe ata të vijnë e të bëjnë oferta të çuditshme. Rasti që më ka shokuar më shumë ishte njëherë kur dikush më pyeti nëse isha i uritur. Unë i thashë po dhe ai më tha hajde hamë bashkë dhe flasim. Unë nuk isha i mësuar me këto dhe kur shkuam tek shtëpia e tij, hyra për të bërë dush, kur një moment ai erdhi dhe mu hodh sipër", - shprehet djaloshi.

Të gjitha këto ngjarje zhvillohen në sheshin qendror të Athinës të quajtur Omonia ku përveç prostitucionit dhe ngjarjeve të ndryshme, aty shitet shumë lirshëm edhe droga. Refugjatët nga ana tjetër tregojnë se të detyruar pasi nuk kanë si të mbijetojnë bëjnë lloj lloj gjërash për 10 euro./ Burimi:Albeu