Nga Bota / E Shtunë 3 Mars 2018, 16:04

Tronditet bota: Elsa princesha e parë lesbike në historinë e gjigandit Dizney

Filmi i animuar Frozen ka qenë padiskuim një nga filmat më të shitur dhe më të suksesshëm të Diznay . Dhe siç është bërë e ditur pritët që seria e dytë e këtij filmi do të shfaqet në vitin 2019. Por ndryshe nga çdo film klasik vizatimor këtë herë nuk do kemi një princeshë dhe princ që jetuan të lumtur për gjithmonë,  pasi përflitet që Elsa në fakt do të dashurohet me një vajzë.

Gjithë kjo ka nisur nga fansat e këtij filmi të cilët kanë nisur  lëvizjen e re #Give Elsa a girlfriend të cilët e lidhën këtë gjë me fabulën e filmit : Sekreti i Elsës konsiderohet i rrezikshëm nga familja, e cila e detyron atë ta mbajë të fshehur duke e mbyllur, në pjesën më të madhe, në dhomën e saj. ‘Conceal it, don’t feel it’ (Fshihe, mos e ndiej!) është një varg i kolonës zanore të interpretuar nga Idina Menzel “Let It Go”, tuese e çmimit Oscar si “Kënga më e mirë e vit

Për këtë gjë është pyetur edhe shkrimtarja e filmit të njohur Jennifer Lee e cila është shprehur se po e mendon një gjë të tillë.

 “Po më pëlqen ideja që njerëzit po flasin për filmin tonë, jemi duke krijuar një dialog. Elsa është një karakter i mrekullueshëm, flet për kaq shumë njerëz. [...] Ne jemi të vetëdijshëm për kërkesën e re, po e bisedojmë. Do ta shohim ku do na çojë”, tha shkrimtarja dhe bashkëregjisoja, Lee.

Nëse kjo gjë do realizohet vërtet pritet që Elsa të jetë e para princeshë e Disney që do jetë lesbike.