
Ditën e djeshme në mediat shqiptare qarkulloi një shkrim për moderatoren Rudina Magjistari ku ishte përmendur edhe mosha e saj. Në këtë lajm thuhej se moderatorja e njohur ndonëse duket e re është 44-vjeç.
Mirëpo një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Rudinës, e cila e revoltuar ka reaguar ndaj këtyre lajmeve jo të vërteta pasi ajo nuk është 44-vjeç por më e re.
Në një postim në isntagram moderatorja ka shprehur revoltën e saj duke i kërkuar të gjithëve që mos t’ja shtojnë moshën kot.
“Informacioni është i pasaktë. Mos m’i shtoni vitet kot, edhe pse me moshën time kam qenë gjithmonë në paqe. Dhe mos e besoni Wikipedia-n për çdo gjë. Edhe portalet janë më të besueshme se ajo!”-ka shkruar me ironi moderatorja e njohur, gjithësesi pa e zbuluar moshën e saj të vërtetë.