Nga Bota / E Shtunë 3 Mars 2018, 17:05

Beyonce dhe Jay Z çmendin internetin: Kënga e re diss për familjen Kardashian-Jenner

Çifti i famshëm Beyonce dhe Jay Z së fundmi kanë lançuar këngën e tyre më të re në bashkëpunim me DJ  Khaled ‘Top Off’ dhe rrjeti është çmendur pas aludimeve se në këtë këngë dyshja i  ka bërë një diss të madh klanit Kardashian-Jenner.

Në rreshtat e kësaj kënge flitet për pasurin dhe ndikimin e madh që çifti ka dhe në një pjesë Beyonce ka thënë dy fjalë, duke i kujtuar Kardashianve se ajo vazhdon të jetë e para në gjithçka.

Të gjitha këto aludime kanë filluar pasi pak javë më parë Kylie Jenner e kaloi Beyoncen në like duke u renditur e para që ka postimin më të pëlqyer në botë. Dhe në rreshtat e këngës Beyonce i kujton se edhe pse është në vendin e dytë, ajo është gjithmonë e para për publikun, pasi është reale si në trup , si në lek edhe në famë.

Kjo ka mjaftuar që gjithë internet të shpërthej duke i marrë këto fjalë si dedikime për familjen e njohur.