
Lajmi tronditës për vdekjen e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astorit ka tronditur mbarë botën e futbollit.
Për shkak se dhimbja është mjaft e thellë, Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara për tu luajtur sot në Serinë A.
Të gjitha takimet e sotme, ku spikatej derbi Milan-Inter do luhen në një datë tjetër.
Mbrojtësi i kombëtares italiane dhe i Fiorentinës u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte vendosur skuadra e tij në pritje të ndeshjes së sotme kundër Udinezes.
Mediat italiane hedhin dyshimet se 31-vjeçari ka vdekur nga një atak kardia gjithsesi ka nevojë për një hetim më të hollësishëm.
Burimi: JOQ.al