Nga Bota / E Martë 6 Mars 2018, 16:04

Historia e oficerit të policisë që ushqen çdo ditë kafshët e rrugës do ju prek zemrat

Historia e një oficeri turk i cili bën kilometra të tëra për të çuar ushqime tek kafshët e braktisura ka marr së fundmi vëmendjen e të gjitha mediave.

Bëhet fjalë për Erkan Sahin nga Turqia, i cili gjithmonë pasi mbaron orarin e tij të punës, mbushë makinën me ushqime dhe përshkruan disa kilometra rrugë për të shkuar dhe për të takuar miqtë e tij të veçantë, të cilët mezi presin që Erkan të vijë dhe shfaqen aty në të njëjtin orar çdo ditë.

Ai ka një moto në jetë ‘Jeto dhe lërë të jetojnë’ dhe me këtë gjë ai është gjithmonë aty për të ndihmuar kafshët  e braktisura.

 

A post shared by Erkan Å?ahin (@sokaklarin_sesi) on

Oficeri dhe vepra e tij e mirë ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët madje kanë filluar dhe ta ndjekin në instagramin e tij, ku ai numëron plotë 63.5 ndjekës, të cilët i pëlqejnë pa masë fotot dhe videot e ndryshme që oficeri poston pranë miqve të tij me katër putra./ Burimi:Anabel.al