Nga Bota / E Mërkurë 7 Mars 2018, 16:04

Shokuese: Makina përplas për vdekje vajzën 4-vjeçare të aktores së njohur

Një aksident tragjikë ka ndodhur së fundmi, ku aktorja e njohur e serialit ‘The Americans’ Ruthie Ann Miles ka humbur vajzën e saj 4-vjeçe Abigail.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë të Brooklyn kur aktorja e njohur së bashku vajzën, me mikeshën e saj dhe djalin e kësaj të fundit po kalonin rrugën, ndërsa një makinë me shpejtësi ka kaluar rrugën me të kuqe dhe i ka përplasur ato.

Nga kjo ngjarje tragjike përveç vajzës së Miles mbeti i vdekur dhe djali 1 vjeçar i mikeshës së saj.

Ndërkohë siç është raportuar aktorja është shtatzënë dhe është dërguar menjëherë në spital dhe  u mësua  nga mediat e huaja që ajo është jashtë rrezikut për jetën.