
Ata janë dy nga aktorët më të kërkuar momentalisht në Turqi dhe me rolet e tyre në serialet e njohur kanë arritur të vjedhin zemrat e publikut në mbarë botën. Bëhet fjalë për Cansu Dere dhe Engin Akyüre, të cilët së fundmi janë përfolur se ndodhen në një lidhje dashurie.
Gjithçka ka nisur kur dyshja është kapur disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit e madje aktorja është fotografuar në shtëpin e Engin dhe këto mjaftuan që të fillonin aludimet se mes tyre ka diçka serioze.
Mirëpo pavarësisht fjalëve Deren ka reaguar së fundmi kundër këtyre lajmeve, duke thënë se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet dhe se mes tyre nuk ka asgjë.
‘Nuk ekziston asgjë e tillë!’, eshtë shprehur aktorja duke ua mbyllur gojën të gjithëve.