Sport / E Enjte 8 Mars 2018, 14:02

E shpifur: Mbrojtësi fshin hundët tek bluza e Ronaldos por shihni çfarë i bën ai

Të martën në mbrëmje u mbajt ndeshja e shumë pritur e ‘Champios League’ mes Paris SG dhe Real Madrit, por përveç lojës së fort me dy skuadrave vëmendja kryesore e mediave ishte dhe në dyluftimin mes dy futbollistëve Cristiano Ronaldo dhe Dani Alvesit, të cilët gjatë gjithë kohës ishin në konflikt dhe përplasje me njëri-tjetrin.

Vetëm pak pasi loja kishte nisur Cristiano Ronaldo u irritua pas një pozicioni jashtë loje që Alves bëri dhe në këtë moment u mundua ta qëllonte atë me shkelm, mirëpo i doli huq dhe pavarësisht se kjo gjë u pa nga ana e arbitrit ai nuk i dha dënim por thjesht e kalojë këtë moment me një këshill.

Por Alves nuk e la me aq dhe vendosi të hakmerret dhe në momentin që pa që Ronaldo ishte i fokusuar tek topi, ai ka fshirë hundët e tij me dorë dhe më pas dorën e ka pastruar tek fanella e portugezit.

Ky veprim është kapur nga kamerat dhe ka qenë një nga më të komentuarat në media orët e fundit.