Nga Bota / E Premte 9 Mars 2018, 13:01

Djali i vuante nga leuçemia, shokët e tij punuan 3.300 orë shtesë për ti siguruar të ardhura

Historia e Andreas së fundmi ka prekur shumë njerëz, të cilët kanë dal në përfundim se kur bashkohen forcat dhe kur ka një miqësi të vërtet gjithçka mund të arrihet në jetë. Bëhet fjalë për Andrea Graf, kolegët e të cilit kanë punuar jashtë orarit të punës për një vit rresht në mënyrë që ai të kujdesesh për të birin, i cili është diagnostikuar me leuçemi.

Djali i tij Julius ishte vetëm tre vjeç kur u diagnostikua me këtë sëmundje dhe trajtimi i tij e detyroi atë që të qëndronte në spital për 9 javë rresht.

Por fatkeqësitë e tij nuk mbaruan me kaq, pasi kur djali duhet të kthehesh në shtëpi pas trajnimeve, nëna e tij humbi jetën nga  një sëmundje në zemër dhe 36-vjeçari i detyruar duhet të linte punën dhe me të ardhurat që kishte të kujdesesh për vogëlushin e tij dhe të paguante kimioterapitë.

Andrea mendonte se me largimin e tij e humbi përgjithmonë vendin e punës, por drejtoresha e tij vendosi që ai e kishte aty vendin e tij të punës, e madje kolegët e tij të punuan për 1 vit e gjysmë me orë shtesë që t’i mundësonin të ardhura në ndihmë të trajtimeve dhe kimioterapive për djalin e tij.

Dhe mrekullia ndodhi pasi Julius pas shumë muajsh kimioterapie ja doli të shpëtonte dhe tashmë është mirë pranë babait të tij. Ndërkohë Andrea u është gjithmonë mirënjohës kolegëve të tij të punës për gjestin e bërë.