Nga Bota / E Shtunë 10 Mars 2018, 18:06

Lajme të mira për futbollistin e njohur, vjen në jetë djali i tij i tretë

Ai është një nga futbollistët më të njohur dhe më të talentuar në botë, Lionel Messi ditën e sotme ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ndjekësit e tij. Ai ka shpërndarë një foto ku ka lajmëruar se është bërë baba për herë të tretë të një djali.

"Mirë se erdhe Ciro. Falë Zotit çdo gjë shkoi mirë. Edhe mamaja edhe ai janë shumë mirë. Jemi shumë të lumtur", shkruan argjentinasi në foton ku shihet duke mbajtur dorën e të porsalindurit.

Ai dhe partnerja e tij Antonella  kanë qenë të lidhur për 10 vjet dhe vetëm vjet e kurorëzuan dashurinë e tyre. Ndërkohë që janë prindër dhe të dy djemve të tjerë, Thiago 5 vjeç dhe Mateo 2 vjeç.