
Ajo është vetëm 8-vjeç por me pjesëmarrjen e saj në telenovelën ‘Nënë’ ka arritur të rrëmbej zemra e publikut në të gjithë botën.
Bëhet fjalë për aktoren e vogël Beren Gokyildiz, e njohur për rolin e saj Melek, e cila ka arritur që me fytyrën engjëllore të nisë një karrierë shumë të suksesshme në aktrim.
Ndonëse shumë e vogël ajo mund të themi me plote gojën që paguhet më shumë se shumica prej nesh. Siç bëjnë ë ditura mediat turke vogëlushja paguhet 1200 euro për një seri të vetme, një pagë kjo që nuk është aspak keq për një 8 vjeçare.