
Ditën e sotme të gjithë janë adhuruesit e futbollit janë tronditur pasi ish-portieri, Santiago Canizares, ka bërë një postim në Twitter së fundmi ku ka lajmëruar se djali i tij 5-vjeçar ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë dhe ka ndërruar jetë.
“Djali im Santi vdiq, mendoj se më takon mua t’ua them, në shenjë mirënjohjeje për të gjitha mesazhet mbështetëse dhe ngrohtësinë që kam marrë gjatë këtyre muajve. U nis i rrethuar nga paqja, duke e përmbushur misionin e tij gjatë këtyre 5 viteve që na shoqëroi”- shkroi futbollisti.
Santiago ka marrë shumë ngushëllime nga ana e futbollistëve të njohur për këtë lajm tragjikë. Ai ka qenë një nga portierët e skuadrës spanjolle Real Madrit, por shkëlqimin e tij e pati kur luante me Valencian.