Kuriozitete / E Shtunë 31 Mars 2018, 19:07

Astrologia Meri: Do të rilindim nga zero, shenjat do të ndikohen nga Hëna Blu e Pashkëve

Me ardhjen e Pashkëve astrologia Meri parashikon se do të ketë dhe shumë gjëra të reja nga yjet dhe hëna e plotë që do të Shtunën e Lazarit do të sjell ndryshime jot ë mira për shumë nga shenjat e horoskopit.

Parashikimi i plotë:

Periudha e Pashkës ketë vit është nën ndikimin e hënës BLU NË PESHORE.

Kjo Hëne e plotë ndodh të Shtunën e Lazarit.

Xirona ndodhet ne Gradën e fundit të Peshkut dhe për pak do futet në Dash.

Do mbështesë nevojën që të mbyllim cikle nga e kaluara dhe të shërojmë Traumat. Mesazhi i brendshëm i kësaj hëne të plotë na informon për dritën e brendshme që duhet të zbulojmë tek të mirat materiale që na rrethojnë.

Pashka është një periudhë që paralajmëron një ndryshim të brendshëm dhe metamorfozën e shpirtit në një dimension më të lartë.

Në simboliken e Astrologjisë lidhet me Plutonin që simbolizon vdekjen dhe rilindjen. Është e rëndësishme që këto dite të analizojmë pozicionin e Plutonit pasi do sjellë mesazhe edhe për ditët që vijnë.

Kush është Astrologjikisht. Misioni i tij dhe Mesazhi që përcjell

Në shenjën e Bricjapit vitet e fundit kërkon zgjidhje të çështjeve sociale që janë në krizë.

Çështje që kane të bëjnë me punësimin dhe ekonominë. Gjithçka do drejtohet drejt një rilindje dhe rivlerësimi nga e para. Por përfundimet pozitive do vijnë përfundimisht pas vdekjes dhe katastrofës.

Njerëzimi do kalojë në metamorfoze do apo nuk do kjo do jetë në një periudhë 15-vjeçare. Por, ketë vit Plutoni i ka ikur lidhjeve të vështira të viteve të fundit me planetët dhe do bëjë një lidhje pozitive me Jupiterin në Akrep.

Ekuilibri mund të vijë hap pas hapi nën ndikimin e kësaj lidhje të bukur me gjithë vështirësitë që kemi kaluar.

Do rilindim nga PIKA ZERO

Dashi do përjetojë ndjenja të mëdha, por edhe gëzime të mëdha nga njerëz që e ka lidhur jeta.

Demi do kapërcejë një periudhë në jetën e përditshme dhe punën për t’u futur në një periudhe të re.

Binjaket do mbyllin një cikël në jetën personale për ti hapur rrugë jetës së re.

Gaforrja do dalë nga guaska e vet dhe tashmë i duhet të përshtatet në kushte të reja më të ekspozuara.

Luani do përfundojë një plan apo një projekt dhe kjo do ta çojë përpara për mundësi të reja.

Virgjëresha do përmbushë një qellim ekonomik duke kaluar më pas në një dimension më të lartë qëllimesh.

Peshorja personalisht do ndjehet se tashmë duhet të merret me diçka të re apo të gjej një mundësi të re.

Akrepi do mbyllë një cikël të vështire shpirtërore dhe duhet të gjejë forca për tu lehtësuar nga traumat.

Shigjetari do arrijë një fund në një cikël njohjesh apo miqsh të cilët duhen zëvendësuar me të rinj.

Bricjapi do mbyll një proces apo një periudhe në karrierën e tij ose në jetën personale.

Ujori do kërkojë të vejë me larg në synimet e tij mundësisht të hapë rrugën për në Hënë.

Peshqit do kuptojnë se një ditë merr fund edhe ndihma edhe paratë, por edhe pasioni. E ndryshmja dhe e reja nuk vijnë pa i mbaruar të parat.