Kuriozitete / E Martë 10 Prill 2018, 19:07

Si jeni me çështjet e dashurisë? Bëni këtë test dhe zbuloni nëse keni fat apo jo

Ditën e sotme ju do të bëni këtë test psikologjikë i cili do të zbulojë shumë mbi mënyrën se si ju jeni në një marrëdhënie dashurie. Nëpërmjet këtij testi ju do të mund të zbuloni më shumë për veten tuaj, lidhjen dhe madje të korrigjoni  gabimet e mundshme që bëni në një lidhje.

Gjithçka që duhet të bëni është të shikoni këtë figure dhe të thoni se çfarë patë në fillim.

Çfarë keni parë në fillim?

Dy macet apo një qen?

Nëse patë qenin:

Në marrëdhënie ju vlerësoni besnikërinë dhe dashurinë. Ju ndiheni mirë kur të dashurit tuaj janë mirë me ju. Në jetën tuaj të dashurisë jeni përballur me tradhtitë, por ju nuk ndaloni të besoni se dashuria e sinqertë mund të ekzistojë. Ju e dini që ndjenjat nuk lindin vetë, por janë rezultat i një pune të bërë çdo ditë. Dashuria duhet të kultivohet. Por mos nxitoni me gjërat, kur të ndodhë, ju do të jeni gati për të mirëpritur dashurinë në jetën tuaj. Çdo gjë vazhdon sipas një plani, dhe shpesh ne jemi me fat që e gjejmë veten para diçkaje të veçantë. Pra, mos u nxitoni.

Nëse keni parë macet:

Ju jeni një person që kërkon dashuri dhe rehati. Megjithatë, që të keni dashuri nga të dashurit tuaj, duhet të përpiqeni të jeni të sinqertë dhe të kuptueshëm. Nëse, nga ana tjetër, e keni takuar një dashuri të re kohët e fundit, merrni pak kohë për të reflektuar dhe kuptuar nëse është ajo që ju dëshironi. Duke mos pasur shumë nevoja, ju mund të bini në dashuri me dikë që nuk keni menduar ndonjëherë./Burimi:Bota.al.