
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga ndeshja shumë e komentuar mes Real Madritit dhe Juventusit, që u diskutua gjatë për kualifikimin e dyshimtë të skuadrës spanjolle, pas një penalltie të pa merituar që arbitri i ndeshjes i dha Realit.
Arbitri i ndeshjes Miachael Oliver u sulmua nga mjera tifoza për penalltinë që i dha skuadrës spanjolle.
Mirëpo edhe pse kanë kaluar disa ditë tifozëve të Juventusit nuk po i del e keqja dhe kanë filluar të kërcënojnë me vdekje bashkëshorten e arbitrit.
Lajmin e ka konfirmuar së fundmi 'BBC', ku dhe ka publikuar disa nga mesazhet që i dërgonin në Twitter, Lucy Oliver.
“Do t’ju zhdukim ty dhe atë copë m…, burrin tënd”, shkruan një tifoz në Twitter.
Ndërkohë policia ka nisur një hetim dhe ka mbyllur të gjitha adresat e zonjës por mesazhe kërcënuese ajo ka marr edhe në celularin e saj.