
Së fundmi dy reperat e njohur Dj Blunt dhe Real 1 kanë qenë në vëmendje të mediave pas sherrit të bujshëm që patën me Gjikon dhe Ledrin. Mirëpo edhe për këngët e tyre të reja, të cilat siç u tha ishin diss e për kundërshtarët e tyre.
Së fundmi moderator i njohur Ermal Mamaqi lajmëroi në adresën e tij së të ftuarit e kësaj jave, janë dy reperat e njohur. Madje ditën e sotme kanë pasur edhe xhirimet e emisionit.
Mirëpo mesa duket diçka nuk ka shkuar ashtu siç duhet dhe fill pas emisionit, Dj Blunt dhe Real 1, kanë postuar një video ku shihen duke sharë keq moderatorin e njohur.
"Kam një sqarim për një njeri që nuk e kam ditur kurrë që është kaq p*ssy i madh. Ermal Mamaqi ti je një f****g p*ssy. Si po i shan shaolinat më të stërpiktit në vend?", shprehet me nerva Blunt.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por gjithçka pritet të zbulohet këtë të shtunë në emisionin e njohur.