Kuriozitete / E Shtunë 21 Prill 2018, 17:05

Apartamenti 2Xl largohet nga Vizion Plus? Albano Bogdo zbulon gjithë të vërtetën

Është përfolur prej kohësh që moderator i njohur Turjan Hyska, do të braktis televizionin 'Vizion Plus' dhe do të zhvendoset në 'Tv Klan'. Lajmet u mohuan fillimisht prej tij, por më pas ai u fotografua në ambientet e Klan së bashku me Aleksandër Frangaj.

Mirëpo bashkë me fjalët që Turi do të braktis 'Vizion Plus' ishte edhe lajmi që së bashku me të do të iki edhe 'Apartamenti 2Xl' së bashku me aktorët.

Mirëpo edhe pse të gjithë ishin kurioz të mësonin se nëse diçka e tillë është e vërtetë, së fundmi ka qenë aktori, Albano Bogdo, ai që ka shuar kureshtjen e të gjithëve.

Ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisioni 'Krip dhe Pipër' me Alfion dhe Indritin dhe kur moderatorët e pyetën për këtë temë, ai u shpreh  se për momentin nuk do të ndodhë diçka e tillë. Pra aktori i humorit ka mohuar lajmet se 'Apartamenti 2Xl' do t’i bashkohet programacionit të Tv Klan.