Kuriozitete / E Martë 24 Prill 2018, 16:04

Kujdes nga këto shenja të horoskopit: Për to dashuria nuk ekziston

Përpara se të krijosh një lidhje është shumë e rëndësishme që të mësosh se çfarë shenje horoskopi është partneri jot. Dhe kjo pasi ju mund ta njihni paraprakisht në një këndvështrim paksa më të gjerë, por që do ju vlejnë për të kuptuar nëse ia vlen për ta vijuar më tej ose jo marrëdhënien tuaj. Për t’ju ndihmuar sado pak, ne do ju tregojmë për shenjat e horoskopit që dashurojnë më pak. Dhe ato janë…

Virgjëresha

Virgjëreshat janë krenarë të pavarur dhe nuk u intereson nëse i do ose jo. Ata nuk besojnë kollaj dhe nuk i hapen askujt, gjë që e bën të vështirë edhe t’u afrohesh. I mbajnë njerëzit të distancuar, jo qëllimisht, por sepse kështu janë ata. Për t’i dashur duhet njëherë t’u tregosh që ia vlen.

Akrepi

Akrepat e dinë fiks çfarë duan nga dashuria. Nuk është një gabim, por një sfidë që e bën gjuetinë shumë eksituese. Kalojnë nga i ngrohti në të ftohtë brenda një momenti dhe të vënë në një pozicion ku duhet të bësh çfarë duan ata, sipas bordo. Kjo mund të duket shumë e lodhshme nga këndvështrimi emoitv, por nëse nuk është e vështirë, ia vlen. Bëjnë dashuri në mënyrë të mrekullueshme, por vetëm nëse je në nivelin e tyre./Burimi: In TV/