
Të gjithë njerëzit janë shumë të emocionuar për takimet e para me një person të seksit të kundërt. Për disa këto takime rezultojnë të suksesshme pasi gjejnë gjuhën e përbashkët me personin që kanë përball, ndërsa për disa të tjerë takimet e para kthehen në një dështim të vërtetë.
Mirëpo disa ekspert të lidhjes kanë publikuar së fundmi një mënyrë të paparë për të zbuluar se nëse një mashkull është i duhuri për ty që në takimin e parë.
Sipas tyre ju duhet t’i drejtoni personit që pëlqeni këto 3 pyetje të rëndësishme:
1. Çfarë bëni në jetë ?
Kjo mund të jetë një pyetje e mërzitshme dhe shumë klishe, por është diçka e nevojshme nëse doni ta njihni atë më shumë. Kjo është pyetja që do ju bëjë të krijoni një mendim më të qartë për të, pra në çfarë fushe punon dhe përfaqëson. Me këtë rast, sipas intv.al do keni edhe se çfarë të flisni më shumë.
2. Në cilin vend jeni rritur?
Kjo është një tjetër pyetje e përgjithshme, por e rëndësishme. Ndoshta jeni rritur të dy nga i njëjti vend dhe mund të keni shumë gjëra për të folur.
3. Si i keni marrëdhëniet me familjen?
Familja është baza për çdo njeri. Nga ajo fillon çdo gjë dhe duhet të jeni të kujdesshëm përpara se ta bëni këtë pyetje. Marrëdhënia e tij me familjen, do tregojë shumë për karakterin e tij dhe mënyra si i mendon gjërat në jetë.