
Ditët e fundit në media e huaja është diskutuar gjatë deklarata e fortë që ish bashkëpunëtorja e këngëtares së famshme, Beyonce, bëri duke deklaruar se diva e muzikës pop e ka bërë të vuaj për vite me radhë.
Kimberly Thompson, ish bateristja e grupit të Beyonce ka dhënë një intervistë për ‘DailyMail Tv’ ka rrëfyer se Beyonce i ka bërë magji të zezë për ti shkatërruar jetën private dhe karrierën.
Bateristja ka paraqitur një urdhër ndalimi kundër Beyonces duke e akuzuar atë se gjatë bashkëpunimit të tyre disa vjeçar, ajo ka udhëhequr një fushatë ngacmimi ndaj saj. Fushata, sipas saj, përfshinte praktikën e magjisë dhe “formulave magjike të bezdisjeve seksuale”.
Thompson 37 vjeç ka treguar ndër të tjera se këngëtarja e njohur i ka shkatërruar jetën, përfshirë karrierën, marrëdhëniet dhe financat e saj, të gjitha këto për shkaqe xhelozie.
“Nuk më ka lënë rehat të eci përpara, të përparoj si një grua të pjekur dhe të punoj me njerëz të tjerë. Ka bërë gjithçka për të dëmtuar çdo lloj lumturie që mund të kisha", tregoi 37 vjeçarja. Ndërkohë për këto deklarata që kanë bërë xhiron e rrjetit, Beyonce ende nuk ka reaguar.