Nga Bota / E Enjte 27 Shtator 2018, 16:04

U shtir 9 muaj sikur ishte shtatzënë që burri mos ta braktiste, 37-vjeçares i ndodh gjëma

Një grua 37 vjeçare ka tronditur gjithë opinionin publik së fundmi pasi për  muaj rresht është shtirur sikur ka qenë shtatzënë vetëm e vetëm që bashkëshorti i saj mos ta braktiste. Sipas mediave të huaja Antonela Milena Padilla, me origjinë nga kolumbiane për muaj me radhë kishte mbajtur në barkun  e saj një jastëk ndërkohë që ku shkonte për kontroll burri I saj qëndronte gjithmonë jashtë spitalit deri sa ajo të mbaronte.

Ndër të tjera mësohet se bashkëshortit të saj, 37 vjeçarja i  kishte treguar disa eko që i kishte gjetur në internet. Por ditën e lindjes ajo ka inskenuar një rrëmbim për të justifikuar mungesën e fëmijës. Siç thuhet në ‘Daily Mail’, Antonela sajoi sikur dikush e kishte rrëmbyer dhe e kishte droguar. Ajo doli nga shtëpia në orën 10:00 paradite për të shkuar në klinikë, por më pas tha se e kishin rrëmbyer me një furgon të kuq dhe e kishin droguar. Gruaja ka telefonuar familjen dhe u tha se një bandë e kishte rrëmbyer dhe ia kishte nxjerrë fëmijën nga barku dhe ia morën për t`i shitur organet. Ajo tregoi se u zgjua në orën 7 pasdite, jashtë një supermarketi dhe vuri re se fëmija nuk ishte më në barkun e saj.

Mirëpo familjarët e saj të shqetësuar e kanë çuar pa dëshirën e saj në spital të cilët thirrën menjëherë policinë. Gjithë skena e krijuar prej 37 vjeçares u zbulua ku mjekët nuk gjetën asnjë shenjë  prerje në barkun e saj, e madje analizat e gjakut treguan se gruaja nuk ishte kurrë shtatzënë.

Sapo doli zbuluar 37 vjeçarja u largua menjëherë nga spitali ku po qëndront=e dhe vendndodhja e saj nuk është zbuluar ende.