Nga Bota / E Shtunë 29 Shtator 2018, 13:01

Prekëse: Nuk kanë urë për të kaluar lumin, shihni ç'bëjnë fëmijët për të shkuar në shkollë

Historia e trishtë e  disa fëmijëve që e kishin të pamundur të shkonin në shkollë për shkak të kushteve jo të mira të fshatit ku jetonin është bërë virale së fundmi në mediat e huaja.

Këta fëmijë që janë rritur në fshatin Sootea në Indi, kanë sfiduar të gjitha kushtet e vështira dhe kanë bërë të mundur që të shkojnë në shkollë. Siç raportojnë mediat e huaja të vegjlit e këtij fshati nuk kanë pasur një urë për të kaluar lumin që ndante fshatin e tyre me shkollën. Por dëshira e madhe për të mësuar i bëri ata që të gjenin një mënyrë gjeniale për të kaluar lumin.

Fëmijët çdo mëngjes hipin në një tenxhere të madhe alumini dhe duke përdorur duart ata kalojnë nga një anë në anë tjetër të lumit. Më pas të njëjtën rrugë bëjnë dhe për tu rikthyer në shtëpi. Kjo video prekëse e fëmijëve është bërë virale së fundmi dhe është komentuar gjatë në rrjetet sociale.