Nga Bota / E Martë 2 Tetor 2018, 14:02

Zhgënjehen fansat, 'Elif' heq dorë nga aktrimi për këtë arsye të fortë

Aktorja turke, Tuba Buyukustun, është bërë e njohur për publikun shqiptar që pas roleve të suksesshme që ka luajtur si 'Elif' në telenovelën "Diamant dhe dashuri" dhe Syrihan tek 'Xhesuri dhe e Bukura'.

Ajo është një ndër aktoret e dashura për publikun dhe gjithmonë është komentuar për bukurinë fizike që ka. Mirëpo së fundmi ajo i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj, teksa ka lajmëruar se ka hequr dorë nga aktrimi.

Ajo a rrëfyer se ka hequr dorë nga aktrimi pasi dëshiron t’i përkushtohet skenarit. Madje ka lajmëruar se e ka gati skenarin e saj të parë dhe pritet që t’ia tregoi atë regjisorit të njohur  turk Tomris Giritlioglu.