
Këngëtari i hitit "Bailando", Enrique Iglesias është një nga meshkujt më të pëlqyer nga femrat në të gjithë botën. Siç dihet ai që prej vitit 2001 është në një lidhje me tenisten e njohur, Anna Kournikova, me të cilën ka edhe një djalë.
Por pavarësisht kësaj, ai nuk ka ngurruar që të puth një nga fansat e tij në buzë. Në koncertin e fundit të Enriques, një nga fanset ka kaluar sigurinë dhe ka mundur të hipi në skenën ku po performonte këngëtari i njohur.
Në momentin që ajo ka nxjerr telefonin për të bërë një selfie, Enrique e ka tërhequr dhe e ka puthur atë për disa minuta. Puthja pasionante mes tij dhe vajzës, u filmua nga të gjithë dhe video u shpërnda masivisht në media.
Siç dihet ai njihet për raportet e afërta me fansat e tij dhe gjithmonë mundohet t’i bëjë ata të lumtur, pasi sipas tij ata i japin kaq shumë.